Përveç ‘El Clasicos’ në fushë, Barcelona dhe Real Madrid mund të përballen edhe në merkato.

Gjigandët spanjollë po ndjekin me shumë interes paraqitjet e mesfushorit të Real Betisit, Giovani Lo Celso i cili luan në Spanjë i huazuar nga Paris Saint-Germain.

22-vjecari u transferua në verë te Betisi, pasi në Francë nuk po gjente shumë hapësira, ndërkohë që me fanelën e skuadrës nga Sevilla ka arritur të shënojë 12 gola si dhe ka asistuar në 4 raste.

Betisi zotron të drejtën për blerjen përfundimtare të tij nga PSG për 22 milionë euro.