Real Madrid zbulon se kur do të prezantohet Eden Hazard

Real Madridi tashmë ka arritur ta transferojë Eden Hazardin nga Chelsea për një shumë që besohet të jetë rreth 100 milionë euro.

Skuadra spanjolle e kishte kërkuar për disa vite radhazi anësorin belg, mirëpo të Kaltrit i kishin refuzuar ofertat e tyre.

Por, kjo verë ishte vendimtare për Real Madridin, pasi ka arritur t’i marrë shërbimet e Eden Hazardit, ndërsa i ka paguar londinezët 100 milionë euro.

“Lojtari Eden Hazard do të prezantohet nesër, e enjte, 13 qershor, në ora 19:00, në stadiumin Santiago Bernabeu. Hazard do të veshe për herë të parë fanellën e Real Madridit, ndërsa do të paraqitet edhe para mediave”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.