Skuadra

Real Madrid, skuadra më e mirë në vitin 2018

Real Madrid mund të themi se ishte skuadra më e mirë për vitin 2018.

Real Madrid arriti ta fitoi për herën e tretë me radhë dhe për të 13-në herë Ligën e Kampionëve, por që më shumë triumfuan nga ana individuale se sa nga ajo me trofe të klubit.

Skuadra spanjolle arriti ta mposhte Liverpoolin në finale me rezultat, 3:1, për ta marrë trofeun në duar.

‘Los Blancos’ nuk kishin ecuri të mirë në La Liga, duke përfunduar në vendin e tretë me 76 pikë, ndërsa Barcelona arriti të triumfonte me 93 pikë.

Real Madrid nuk ishte me fat as në Super Kupë, pasi u mposht nga Atletico Madrid me rezultat 2:4, që e kishte fituar Ligën e Evropës.

Madrilenët arritën ta kapnin vendin e parë si skuadra e vitit që lamë pas, vetëm pas triumfit në Kupën e Botës për Klube, ku në finale e mposhtë skuadrën, Al Ain.

Nga ana tjetër, Luka Modric e fitoi Topin e Artë, për ta ngritur edhe më lartë Real Madridin, por edhe për t’i dhënë fund dominimit 10-vjeçar të Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit.