Spanjë

Real Madrid prezanton 36-të trofetë e titullit kampion në Spanjë

Real Madrid është shpallur kampion në La Liga, për herën e 36-të në historinë e klubit.

Para ndeshjes ndaj Alaves, klubi mbretëror ka zbritur në fushën e lojës, të gjitha trofetë e fituara të titullit kampion.

 ‘Los Blancos’ kanë përfunduar punën në La Liga, dhe tashmë i gjithë fokusi mbetet në Ligën e Kampionëve, ku do takohen me Dortmund në finale.

Ndërsa Alaves mbetet në mesin e tabelës, pa synuar asgjë për këtë edicion. /Ballkani.info