Alphonso Davies

Real Madrid po e përcjell nga afër situatën e Alphonso Davies

Real Madrid thuhet se po synon transferimin e Alphonso Davies gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo bavarezët pritet të bëjnë të pamundurën për ta mbajtur kanadezin në Gjermani.

Los Blancos kanë bërë një politikë të ndjekjes së talenteve të rinj më të mirë në botë gjatë viteve të fundit dhe e shohin 22-vjeçarin Davies si një zgjidhje për pozitën e mbrojtësit të majtë.

Me Ferland Mendy dhe Fran Garcia që kanë dështuar të bëjnë përshtypje deri më tani këtë sezon, shefi i skautëve të klubit madrlen Juni Calafat i ka vënë sytë kanadezit.

Një ofertë gjatë verës prej rreth 40 milionë euro ka të ngjarë ta vendosë Bayernin në një pozicion të ndërlikuar duke qenë se Davies do të ketë vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale.

Në një intervistë për mediumin gjerman Bild, agjenti i Davies-it, Nick Househ, ka lavdëruar klubin spanjoll duke bërë të dyshohet edhe më shumë se një transferim mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.

“Reali është një klub i madh, unë jam një tifoz i madh i tyre. Reali është një emër i madh. Kur dëgjon thashethemet për klientin tënd, kjo të bën krenar. Ne kemi ende një kontratë dyvjeçare me Bayernin. Ne do të presim dhe do të shikojmë se si do të zhvillohet gjithçka në javët në vijim”, ka thënë Househ.

Raporti shton se Bayern është i vendosur të mbajë Davies, megjithëse ende nuk ka hapur bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij aktuale.