La Liga

Real Madrid – Mallorca, mbyllet pjesa e parë pa gola

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Real Madrid – Mallorca. Rezultati pas 45 minutave është 0:0.

Skuadra madrilene e kishte dominimin absolut, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.

Të drejtuarit e Ancelottit kishin më shumë se 7 tentime si dhe posedimin e topit, me Mallorcan që nuk la gjurmë.

Vedat Muriqi nuk është pjesë e skuadrës mysafire për shkak të lëndimit. /Ballkani.info