Basketboll

Real Madrid fiton, Fenerbahce merr kreun e Euroleague

Raundi i 11-të i Euroleague në basketboll për meshkuj është mbyllur mbrëmë me 3 takimet e fundit.

Kampionët e Real Madrid fituan “in extremis” 84-82 ndaj turqve të Anadolu Efes, ndeshje e luajtur në Stamboll, ku nuk munguan emocionet dhe rivaliteti.

Një fitore me përmbysje e ekipit “merengues”, që në minutat e fundit përmbysën një disavantazh prej 15 pikësh që kishin karshi ekipi turk, që nuk arriti të triumfojë edhe pse e kishte fitoren në dorë.

Moerman realizoi 19 pikët për Efes, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Real u dallua Ayton me 20 pikë, më i miri në parket.

Pa problem fitoi ekipi tjetër turk, Fenerbahrve, që mundi 81-69 grekët e Panathinaikos jashtë fushe.

Një ndeshje e dobët e ekipit helen, që zhgënjeu para fansave të tij në këtë përballje mes dy ekipesh legjendare në Euroleague.

Për turqit u dallua Kalinic me 18 pikë, një lider në fushë për Fenerbahce, mbështetur edhe nga lauvergne me 16 pikë e Vesely me 15.

Surprizon skuadra e Baskonia Gasteiz, që mundi 76-73 CSKA Moskë, në një përballje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës. Rezultati ishte i hapur deri në fund, me vendasit që triumfuan falë 18 pikëve të Piorier