Real Madrid cakton çmimin për shitjen e Iscos në Liverpool

Isco mund të largohet nga Real Madrid.

Real Madrid ka vendosur çmimin për shitjen e Iscos.

Mesfushori ka zgjuar interesim nga Liverpool pasi pëlqehet nga menaxheri Jurgen Klopp.

Andaj, mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” e vlerësojnë Iscon në 70 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Isco së fundmi spekulohej vazhdimisht me largim nga Santiago Bernabeu.

Ai ka zhvilluar 17 ndeshje deri më tani gjatë këtij sezoni me skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane duke realizuar një gol.