Real Madrid 0:1 Barcelona, notat e lojtarëve, befason Messi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar një fitore historike kundër Real Madrid, në xhiron e 26-të në La Liga.

Barcelona ka shënuar fitore minimale me rezultatin 1:0, në udhëtimin në ‘Santiago Bernabeu’.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi mesfushori kroat, Ivan Rakitici, i cili shënoi në minutën e 26’ të takimit.

Me këtë fitore, Barca është shkëputur me 12 pikë larg Real Madrid, duke i dhënë gati fundin garës për titullin.

Gjithashtu katalanët parakalojnë Real Madridin në numrin e fitoreve në historinë e ‘El Clasico’, si dhe mposhtin mbretërit për të katërtën herë radhazi në ‘Bernabeu’.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë klasike, sipas ‘WhoScored’.