Real i pathyeshëm, Valverde udhëheq Los Blancos drejt triumfit ndaj Sevillas

Real Madridi fitoi në shtëpi ndaj Sevillas, një ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të La Liga-s, me skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti që mbetet e pathyer në këtë sezon.

Madrilenët e nisin ndeshjen në mënyrën e duhur duke qenë se Luka Modric shënoi pas një asisti fantastik të Vinicius Junior. Kroati me portën e boshatisur e kishte një lojë fëmijësh shtyrjen e topit në rrjetë duke ndezur atmosferën në Santiago Bernabeu.

Një atmosferë e cila ishte ngrohur që para se të niste loja duke qenë se Cortois dhe Benzema prezantuan trofetë e tyre nga ceremonia e Topit të Artë. Belgu u shpall portieri më i mirë në sezonin e kalura, ndërsa francezi fitoi Topin e Artë. Të pranishëm ishin edhe legjendat e Real Madrid, Casillas dhe Zinedine Zidan. Ndërkohë, me fillimin e pjesës së dytë, madrilenët u zunë në befasi nga Eric Lamela i cili ndëshkoi Courtois në minutën e 54-të, me një goditje me shumë klas.

Baraspesha u rikthye në Bernabeu, megjithatë Lucaz Vazquez riktheu skuadrën në avantazh pas një aksioni model. Ndërkohë, qershia mbi tortë ishte goli i Valverdes që vijon formën e shkëlqyer të javëve të fundit ndërsa pas këtij trepikëshi, madrilenët mbajnë vendin e parë me 31 pikë. Ndërsa, nga ana tjetër, Sevilla me vetëm 10 pikë mbetet në vendin e 14-të.