Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka reaguar pas lajmit që Inspektorati Policor i Kosovës më ka suspendimin e një zyrtari të Policisë së Kosovës.
Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se, si udhtrues i detyrës së ministër do të inkurajoj të gjitha institucionet, që të jenë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që bëjnë shkelje të ligjit.
Tutje, ai ka shtuar se ky rast është i dënueshëm dhe kam kërkuar nga të gjitha organet që ta trajtojnë me seriozitetin më të madh sipas të gjitha dispozitave ligjore në fuqi.
Postimi i plotë:
Inspektorati Policor i Kosovës më ka njoftuar për suspendimin e një zyrtari të Policisë së Kosovës, që nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19.
Si u.d ministër do të inkurajoj të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që të jenë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që bëjnë shkelje të ligjit, dispozitave ligjore dhe urdhrave të Qeverisë.
Policët e Kosovës duhet të jenë garant i zbatimit të ligjit dhe shkelje të tilla në këtë kohë janë një model i keq edhe për qytetarët e Kosovës, të cilëve po u bëjmë thirrje të vazhdueshme për të ndjekur udhëzimet e institucioneve të Kosovës.
Ky rast është i dënueshëm dhe kam kërkuar nga të gjitha organet që ta trajtojnë me seriozitetin më të madh sipas të gjitha dispozitave ligjore në fuqi.
Policia e Kosovës po bën punë të jashtëzakonshme këto ditë. Ata po vazhdojnë të qëndrojnë në vijën e parë të frontit në këtë kohë pandemie. Nuk do të lejojmë që askush dhe për asnjë arsye të njollosë punën e jashtëzakonshme që po bëjnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.







