Reagon SHBA: Serbia t’i ndalë kërcënimet ndaj pjesëtarëve të FSK-së

E ngarkuara si ushtrues detyre e ambasadorit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, ka thënë se kërcënimet ndaj serbëve të Kosovës dhe pakicave tjera në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dëmtojnë të gjithë.

Përmes një postimi në Twitter, Hyland ka thënë se FSK-ja ka qenë model për vendin dhe përpjekjet e tyre për të qenë gjithëpërfshirëse.

“Kërcënimet e vazhdueshme ndaj serbëve të Kosovës dhe pakicave tjera në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dëmtojnë të gjithë. FSK-ja ka qenë model për vendin dhe përpjekjet e tyre për të qenë gjithëpërfshirëse duhet festuar dhe përsëritur, e jo të minohet”, ka shkruar ajo.

Serbia, respektivisht, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, kanë ndërmarrë fushatë të egër që serbët të largohen nga FSK-ja. /Ballkani.info/