Incidenti i mbrëmshëm

Reagon Ronaldo pas thirrjeve raciste ndaj Koulibalyt

Cristiano Ronaldo ka reaguar në rrjetin e tij social në Instagram pas abuzimeve raciste ndaj Kalidou Koulibalyt nga disa ultras të Interit në ndeshjen e mbrëmshme me Napolin.

“Në botë dhe në futboll nevojitet gjithmonë edukimi dhe respekti. Jo racizmit dhe çfarëdo fyerjeje dhe diskriminimi!”, ka shkruar Ronaldo.

Disa “tifozë” të Interit bënë thirrje raciste ndaj qendërmbrojtësit Koulibaly, e për këtë Carlo Ancelotti kishte kërkuar tre herë që të suspendohet ndeshja, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Interi e fitoi ndeshjen me rezultatin 1-0, pas një goli të vonshëm të Lautaro Martinez në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.