Reagon PDK: Vazhdojmë ta bojktojmë RTV Dukagjinin, Lirak Çelaj s’përfaqëson partinë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përmes një reagimi për media, ka thënë se vazhdon të bojkotoj RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij.

“I ftuari i sontëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dëguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale”, thuhet në reagim.

“Duke falendëruar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media”, thuhet në fund të reagimit.

PDK-ja i ka shkëputur të gjitha raportet me Dukagjin gjatë fushatës zgjedhore, me arsyetimin se ky televizion është “kapur nga Lëvizja Vetëvendosje”. /Ballkani.info/