Reagon PDK: Kurti hyri në pazare me deputeten tonë, i ofroi para dhe tendera

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente, thuhet në njoftim të kësaj partie.

“PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, thekson PDK. /Ballkani.info/