Reagon Nijazi Kryeziu: Shefqet Kabashi po shpifë ashtu siç shpifi kundër UÇK-së në Hagë

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të, Kosovës, Nijazi Kryeziu, i është kundërpërgjigjur menjëherë Shefqet Kabashit i cili gjatë intervistës në televizionin T7 tha sonte se ka qenë bashkë me Kryeziun në burgun e Nishit dhe ky i fundit nuk i ka dhënë bukë.

Kryeziu tha se këto deklarime të Shefqet Kabashit janë shpifje të ulëta, duke e akuzuar Kabashin për tradhti që ka bërë kur i është dorëzuar forcave serbe gjatë luftës dhe më pas është bë dëshmitarë i Hagës kundër UÇK-së.

Në reagimin e tij kundër deklaratave të Kabashit, Nijazi Kryeziu ka publikuar edhe dy fotografi ku shihet Shefqet Kabashi në tubime të LDK-së.

Reagimi i plotë i Nijazi Kryeziut:

Sonte në një televizion ma paska përmendur emrin tim disa herë një dezerter i luftës së UÇK-së, i cili i është dorëzuar me armë në dorë forcave serbe dhe është bërë dëshmitarë i Hagës kundër Ramush Haradinajt. Vetëm shpirti i tij e din në çfarë sikleti ndihet për të bëmat e tij për interesa të ulëta. Ky dëshmitarë i Hagës kundër UÇK-së sikur sonte në televizion edhe në ditën e përvjetorit të masakrës së Dubravës ma përmendi emrin, por atë ditë as që e kuptova, thash me vete, ndonjë provokim ordiner dhe e injorova. Sonte i njejti paska shpifë se gjoja paska qenë me mua në burgun e Nishit gjatë luftës. Ky shpifës po mashtron e po gënjen pa fije turpi për mua sepse kurrë me mua nuk ka qëndruar në burg. Ka kush flet për sakrificën time në burg e jo ti o shpifës i luftës tonë çlirimtare. Nga një kërkim i thjeshtë në internet shihet se ky manipulator me probleme morale për të kaluarën e tij qenka militant i një partie që tash e 20 vite e urren UÇK-në dhe krerët e saj të cilët mundohet ti luftoj me mënyrat më të ulëta dhe me shpifje nëpër gjykata – por deri tani pa asnjë sukses. Vetëm veten keni me turpëru para kombit të juaj të gjithë ju që vjellni vrer ndaj luftës çlirimtare për liri. Kërkoj publikisht nga televizioni T7 që i ka dhënë hapësirë këtij shpifësi të gënjej publikisht, të më ftoj në studio për të dëgjuar qëndrimin tim ndaj atyre shpifjeve.

Lexoni edhe: “Ma mori bukën nga goja”, Shefqet Kabashi tregon pse e ofendoi këshilltarin e Kadri Veselit në Dubravë