Ylli brazilian i futbollit, Neyamr JR, ka reaguar pas akuzave drejt tij për ngacmime seksuale ndaj një gruaje, e cila nuk ka publikuar emrin e saj.

Sipas raportimeve të gruas, në policinë e Sao Paolos, Neymar dhe ajo janë njohur përmes ‘Instagram’, para se të takoheshin në Paris.

Gruaja ka thënë se ylli i Paris Saint Germain ishte paksa i dehur, gjë kjo që e nxiti atë të fillonte të bëhej agresiv ndaj saj.

Por, reagimi i Neymar nuk ka vonuar. Ai ka publikuar një video ku ka treguar edhe disa pjesë të bisedave, ku shihen edhe foto intime të shkëmbyera mes të dyve.

“Që tash e tutje do të ekspozojë të gjitha, të gjitha momentet tona, të cilat janë intime, por kjo është e domosdoshme për tu hapur dhe për të vërtetuar se asgjë nuk ndodhi” ka thënë fillimisht Neymar.

“Çfarë ndodhi atë dit ishte një marrëdhënie midis një mashkulli dhe një femre, përbrenda katër mureve, diçka që ndodh mes secilit çift. Ditën tjetër asgjë nuk ndodhi, vazhduam të shkëmbejnë mesazhe” ka thënë tutje braziliani.

“Po akuzohem për përdhunim, gjë që është shumë e rëndë. Më kapi në befasi. Është shumë keq ta dëgjosh këtë sepse kush më njeh mua dhe karakterin tim, e di se unë kurrë nuk do të bëja një gjë të tillë” ka shtuar ylli i PSG.

“Ishte një kurth dhe unë përfundova në të, por le të jetë një mësim për tani e tutje. Ka njerëz që tentojnë të marrin avantazhin duke dëmtuar të tjerët. Është e dhimbshme” ka thënë ndër të tjerash Neymar.

Neymar aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Brazilit, por sigurisht se ka gjetur kohë për një reagim të tillë, i cili mund të sqarojë shumë gjëra.

https://www.instagram.com/tv/ByMOW-fgicq/?utm_source=ig_embed