Reagon me zemërim e gjithë familja e Ronaldos, s’e pranon dot se Modric është fitues i Topit të Artë

Motrat e Cristiano Ronaldos janë tejet të palumtura se vëllau i tyre u mposht nga Luka Modric në garë për Topin e Artë 2018.

Të hënën mbrëma në Paris, Luka Modric e fitoi Topin e Artë si kroati i parë që e arrin një gjë të tillë, duke e lënë prapa ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldon.

Eima Aveiro, 39-vjeçare, pohoi se rezultati i votimit tregoi se bota është e kalbur dhe prishur nga mafia dhe paratë.

Ajo shkroi në rrjetet sociale, pasi Modrici e fitoi Topin e Artë duke e thyer dominimin e Ronaldos dhe Lionel Messit, se “Fatkeqësisht, kjo është bota në të cilën ne jetojmë, e kalbur, me mafi dhe para”.

Ajo i dha një përfundim misterioz mesazhit në rrjetet sociale: “Fuqia e Zotit është shumë më e madhe se kjo kalbësi. Zoti vonon, por nuk dështon”.

Ndërsa, motra tjetër e portugezit, Katia Aveiro, 42-vjeçare, e postoi një fotografi të yllit të Juventusit me trofeun e kaluar të Topit të Artë dhe i dha këtë përshkrim: “Lojtari më i mirë në botë… për ata të cilët e kuptojnë futboll, natyrisht”.