Reagon McGregor pas humbjes: Mezi pres të luftoj përsëri me Khabibin

Conor McGregor ka reaguar ndaj humbjes kundër Khabib Nurmagomedovit në meçin “UFC 229” më Las Vegas të dielën, duke thënë se mezi pret të luftojë përsëri me rusin e pamposhtur.

Nurmagomedovi e fitoi meçin, e prishur nga skena të shëmtuara pas përfundimit, duke e detyruar irlandezin të dorëzohet pas e zaptoi në fyt në rundin e katërt. Meçi u prish nga përleshja që rusi e shkaktoi pasi e kapërceu kafazin tetëkëndësh duke e sulmuar ekipin e McGregorit.

Dy anëtarë të ekipit të Khabibit e sulmuan McGregorin në kafaz pas incidentit.

Tani, McGregor ka komentuar rreth meçit, duke shkruar: “Nokaut i mirë. Mezi e pres rimeçin”.

Se a do t’i plotësohet apo jo dëshira irlandezit është çështje tjetër, megjithatë, pasi e ardhmja e Nurmagomedovit është në pikëpyetje serioze pas rolit të tij në skenat tronditëse që ndodhen pas fitores së tij.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka lënë të hapur mundësinë që rusit t’i merret titulli i fituar mbrëmë në kategorinë e lehtë për shkak të përleshjes që e shkaktoi.

White refuzoi ta diskutojë mundësinë e rimeçit mes dyshes, duke thënë se priten masa nga autoritetet shtetërore të Nevadas pas incidentit.