UFC

Reagon McGregor pas dënimit të shqiptuar në përballjen me Nurmagomedov

Pasi iu shqiptua dënimi nga Komisioni Shtetëror Atletik i Nevadas për ndeshjen e UFC-së kundër Khabib Nurmagomedovit, Conor McGregor është shprehur i kënaqur me dënimin, duke thënë se ai ishte vendimi i drejtë.

Irlandezi u dënua me gjashtë muaj suspendim dhe më një gjobë prej 43,7 mijë eurosh, ndërsa kundërshtari i tij, Khabib Nurmagomedovi, u dënua me nëntë muaj suspendim dhe gjobë në vlerë prej 437 mijë eurosh.

“Jam falënderues ndaj Komisionit Shtetëror Atletik të Nevadas për vlerësimit e tyre të drejtë dhe mënyrën se si e trajtuan incidentin e përleshjes. Nuk ishte qëllimi im ta godisja kushëririn e kundërshtarit tim, por ashtu rrodhën gjërat”, ka shkruar irlandezi në Twitter.

Në tetor të vitit të kaluar, pas gjitha zënkave dhe kërcënimeve, McGregor u dorëzua në fund të rundit të katërt kur Khabibi e mbajti atë në një pozitë të pafavorshme për irlandezin, duke e fituar përsëri kurorën e peshave të rënda.

Menjëherë pasi e fitoi meçin, Khabib e kapërceu rrethojën e kafazit dhe e filloi një përleshje me shokun dhe anëtarin e stafit të McGregorit, Dillion Danis. Edhe vet McGregori u ngjit në rrethojë pastaj dhe e goditi një anëtar të stafit të Khabibit.

Përleshja nuk përfundoi këtu pasi që vetëm disa sekonda më vonë, një nga pjesëtarët e grupit të Khabibit hyri brenda kafazit dhe nga prapa shpinës e goditi McGregorin.