Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas debateve rreth ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.

“Pa u ndikuar nga zhurmat nëpër studio televizive, ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës. Zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve tanë, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar kryeministri Hoti.

Rruga Deçan-Plavë është bllokuar së ndërtuari pas ankesës së Manastirit të Deçanit në instancat ndërkombëtare. Manastiri ankohet se kjo rrugë është ndërhyrje në Zonën e Mbrojtur.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, sot ka bërë të ditur se punimet do të rifillojnë dhe se rruga nuk do të ndalet. /Ballkani.info/