Ish ambasadori, Lulzim Peci, ka reaguar pas publikimit të videos ku kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi sulmon fizikisht një të moshuar.
“Bulliqit po duket se si demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ashtu edhe sulmi fizik ne Podujeve, ju kane dukur enderr, dhe jo realitet. Si ka mashtruar atehere, ashtu eshte duke mashtruar edhe tani, por me nje dallim, tani kane dalur incizimet”, ka shkruar Peci, transmeton Ballkani.info.
Derisa dje Bulliqi në një reagim kishte thënë se puna e sulmit fizik është një trillim dhe i pavërtetë.
Ramadan Zymeri dje në një rrëfim ka thënë se Bulliqi i kishte thënë se “ta nxjerri gabzherrin”.







