Deklarata e Thaçit, se Kosova është gati që ta shqyrtojë heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, deklaratë kjo e dhënë për gazetën “The Washington Post” ka nxitur reagime të shumta, tek qytetarët dhe tek skena politike.
Deputetja Time Kadrijaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,në një deklaratë për Ballkani.info ka thënë se ja bëjm më dije Thaçit se taksa nuk është vënë për tu heçur.
Sipas saj taksa largohet nëse Serbia e njeh Kosovën me kufinjtë të cilët janë caktuar në vitin 2008.
“E bëjm me dije se taksa nuk është vënë me u heçur, kushti i vetëm për të larguar këtë taksë është me pranu Kosovën me kufinjtë të cilët janë caktuar në vitin 2008. Ndërkaq kompromiset tjera nuk pranohen siç janë deklaruar”, ka thënë Kadrijaj për Ballkani.info.







