Reagon deputeti i Vetëvendosjes: Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votimin e Qeverisë Kurti

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendoje, Hekuran Murati, ka thënë se Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votuar Qeveria Kurti.

Ai ka deklaruar se pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Sa për sqarim, Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votu Qeveria Kurti.

Pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron.