Olti Hyseni

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës ‘bombastike’ të lojtarit të talentuar

Pas një deklarate të Olt Hysenit që ngjalli reagime në mediat vendore, babai i futbollistit ka dalë në mbrojtje të tij duke sqaruar keqkuptimet që kanë lindur. Ai shprehet se fjalët e djalit të tij janë interpretuar gabimisht dhe se realiteti i situatës për të përfaqësuar ose jo Kosovën është krejt ndryshe nga ajo që është raportuar.

Bujën e shkaktuar sot e ngriti një intervistë e Olt Hysenit për gazetën “Der Nordschleswiger“, ku sulmuesi i ri pohoi se ndihet më shumë i lidhur me Danimarkën dhe se për momentin nuk e sheh veten duke luajtur për Kosovën në të ardhmen.

Reagimi i babait të futbollistit vjen si përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të vënë në dukje se ka një kontekst më të gjerë që duhet marrë parasysh kur bëhet fjalë për karrierën ndërkombëtare të djalit të tij.

Përfaqësimi kombëtar është një çështje e ndjeshme për shumë lojtarë, sidomos për ata me prejardhje nga vendet me komunitete të shpërndara nëpër botë. Për Olt Hysenin, një talent i ri në ngritje, kjo deklaratë vijon të jetë një pikë diskutimi midis tifozëve dhe analistëve të futbollit.

Ndërsa babai i Oltit bën thirrje për një interpretim më të balancuar të fjalëve të djalit të tij, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet karriera e tij ndërkombëtare dhe nëse do të ketë ndryshime në qëndrimin e tij ndaj përfaqësimit të Kosovës në vitet e ardhshme.

“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai im nuk kishte nënshtetësi daneze dhe nuk u lejua të qëndronte. Në vitin 2007 mori lejen e qëndrimit dhe erdhi në Danimarkë, një ditë para se të lindja unë. Kam ndjesinë se ka pak Kosovë në mua, por jam më danez. Unë kam lindur dhe jam rritur këtu dhe të luaj për Kosovën nuk është pjesë e konsideratës sime. Ndihem danez, dhe Danimarka ka gjithashtu kombëtaren më të mirë”, deklaroi Hyseni.

Mirëpo, sipas babait të lojtarit, Flamur Hyseni, deklarata e Oltit është keqinterpretuar. Madje, në një deklaratë të Flamurit të publikuar nga gazetari, Arlind Sadiku, ai thotë se Olti ndjehet krenar që është shqiptar dhe që vije nga Kosova.

Mes tjerash, ai gjithashtu tha se për djalin e tij nuk ka pasur asnjëherë interesim nga Kosova, teksa theksoi se Shqipëria është në kontakte dhe përcjellje të vazhdueshme – duke përmendur se për Oltin është interesuar edhe Sylvinho, përveç trajnerit të Shqipërisë U21, Alban Bushi.

“Deklarata e Oltit është keqinterpretuar. Ai thotë se nuk e ka marrë ne konsiderate te luaj për Kosovën eshte sepse s’ka pasur as interesimin me te vogel nga Kombetarja e Kosoves per asnje grupmoshe, madje deri sot me kete interviste qe eshte 80% keqinterpretim i asaj cka ka thene Olti dhe si ndjehet, pak kush nga Kosova perveç rrethit familjar kane pasur njohuri per te dhe talentin e tij duke mos perjasntuar Shqiperine te cilet ne vazhdimesi jane ne kontakt te ngushte dhe ne percjellje te tij.

Edhe pse u be virale ne mediat vendore me deklaratën qe ndihet danez dhe që kombëtarja e Kosoves s’eshte nen ‘konsideraten’ e tij, e vërteta per Oltin ështe komplet ndryshe.

I siguroj te gjithe opinionin shqipetar se ka keqinterpretim ne deklaraten e tij dhe se e verteta e kesaj deklarate qendron ne ate se Olti asnjehere s’ështe kontaktuar nga agjente te Kombëtares se Kosovës, andaj edhe ka thene e qe nuk ka mundur ta konsideroje si opsion qe te luaj per Kosoven gjithe here per kete periudhe kohore.

Olti ka theksuar se ndihet danez vetem per nga shkaku qe eshte lindur, rritur dhe jeton ne Danimarke dhe qe cdo gje ne perditshmerine e tij siq eshte puna, shkollimi por edhe cdo gje lidhet me kete shtet.

“Gazetari gjerman e ka pyetur: Kur ti ke dy nacionalitete, ke prejardhje nga Kosova e ke nenshtetesi daneze, cilën kombëtare deshiron me zgjedh. Olti i eshte pergjigje citoj “jam mire me Danimarken” sepse ka qene i zgjedhur nga kombëtarja daneze, ka thene nuk e mendoj Kosovën sepse nuk me ka ardhur ftesë nga Kosova”.

“Olti as edhe nje here nuk ka thene se nuk ka ndjenje shqiptare, dhe kete e dine shume mire te gjithe ata qe e njohin nga afer Oltin, madje olti shiqon cdo ndeshje te kombetares Kosovare dhe asaj Shqiptare kuptohet kur nuk eshte vet i angazhaur ne lojen e futbollit ne ato qaste. Olti çdo pushim vjetor e bën me familjen ne Kosovë edhe pse mundesite jane qe te kaloj kudo ato pushime, cdo here Kosova eshte opsioni i pare.

Te jemi te sinqerte Shqiperia U21 e Alban Bushit para 3 muajsh e kane kontaktuar dhe kane shprehur haptas interesim per talentin 16-jeçar, madje edhe vet trajneri Sylvinho eshte interesuar, mirepo jo edhe Kosova.

Olti nuk i eshte imponuar kombëtares daneze, por puna dhe talenti i tij ka bere qe kombetarja daneze te qepet pas tij dhe ta ftoj neper grupmoshat siq ka qene ajo U16 dhe tash se fundmi ne kualifikimet per Kampinatin Europian per grupmoshat U17 ku Olti ishte vendimtar ne ndihmen dhene Kombetares Daneze U17 ne kualifikimet ne Europianin per grupmoshat U17 ku perfunduan te paret ne grup.

Olti per momentin eshte pjese e kombetares U17 te Danimarkes por kjo aspak nuk perjashton mundesine qe ai ne ta ardhemn te luaj edhe per vendin ku u linden prinderit e tij. Si përfundim Olti është krenar qe është shqiptar dhe është shumë krenar me Kosovën dhe historinë e saj”.

“Olti ka shumë punë për të bërë përpara tij, shkrimet e portaleve do te jene veç motiv shtese qe ai te shkëlqen ne boten e futbollit pse jo edhe per Kosoven tone te dashur”, ka shtuar më tej ai.