Ish-deputetja Aida Dërguti ka reaguar pas raportimeve se do të emërohet në një post diplomatik, duke mos e mohuar një gjë të tillë, por duke e akuzuar Kohën Ditore se nuk e kanë kontaktuar fare për artikullin,.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo thotë se nuk është pjesë e Partisë Socialdemokrate më.
“Dy shpifje te Koha Ditore ne këtë artikull: e para, nuk me ka kontaktuar dhe e dyta qe nga viti 2019 nuk jam pjese e PSD. Mos shpifni”, ka shkruar Dërguti.
Sidoqoftë, ajo nuk ka treguar nëse pritet ta marrë një pozitë të tillë ose jo.
Vlen të theksohet se sot Koha Ditore ka raportuar se Shqipe Pantina prite të emërohet ambasadore në Japoni, teksa Anita Haradinaj dhe Aida Dërguti, janë rrugës për diplomate.







