Reagon Agron Kuçi: Është skenar i orkestruar vetëm për ta marrë fitoren tonë, po junikasit na njohin mirë

Kandidati i AAK-së për komunën e Junikut, Agron Kuçi, është deklaruar edhe njëherë pas arrestimit të bashkëpunëtores së tij që u kap në flagrancë me fletëvotime të falsifikuara.

Në një postim në Facebook, Kuçi ka thënë se ky është një skenar i orkestruar nga akter të caktuar, nga kampi i kundërshtarëve politik.

“Ajo që unë mund të ju them me përgjegjësi morale, me bindje të plotë konstatoj se ky është skenar i orkestruar nga akter të caktuar, nga kampi i kundërshtarëve politik, vetëm e vetëm për të na marrë fitoren tonë! E themi me përgjegjësi juridike, se nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm, e asgjë penale, përveç se këtij skenari të qartë politik. Ata që bëjnë dallavere vet, po provojnë t’mi mveshin mua. Por asnjë matematikë e ulët e në kundërshtim me vlerat tona njerëzore, e as lufta e tyre e pamoralshme, nuk ju hyjnë në funksion për të arritur realizimin e qëllimit të tyre!”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Junikut!
Bashkëvendës të nderuar!
Siç edhe e keni lexuar reagimin tonë zyrtar menjëherë pas rastit të shumë përfolur, më lejoni të ju drejtohem edhe njëherë!
Ajo që unë mund të ju them me përgjegjësi morale, me bindje të plotë konstatoj se ky është skenar i orkestruar nga akter të caktuar, nga kampi i kundërshtarëve politik, vetëm e vetëm për të na marrë fitoren tonë!
E themi me përgjegjësi juridike, se nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm, e asgjë penale, përveç se këtij skenari të qartë politik.
Ata që bëjnë dallavere vet, po provojnë t’mi mveshin mua. Por asnjë matematikë e ulët e në kundërshtim me vlerat tona njerëzore, e as lufta e tyre e pamoralshme, nuk ju hyjnë në funksion për të arritur realizimin e qëllimit të tyre!
Juniku dhe junikasit na njohin mirë të gjithëve, ne dhe familjet tona, na njohin karakterin, moralin e intelektin njerëzorë e profesional, gjithësecilit nga ne!
Ne që të gjithë kemi lindur e rritur në Junik dhe do vdesim në Junik me nder!
Ne do të jetojmë në Junik bashkë, edhe pas 14 nëntorit, do punojmë bashkë dhe do të ndajmë gëzimin e hidhërimin bashkë!
Një gjë është mëse e sigurt, që bashkë me ju, me vullnetin dhe angazhimin tuaj, në emër të Zotit, e me besimin që vetëm po rritet te populli, qytetarëve të ndershëm e bujar të Junikut, me 14 nëntor do të fitojmë, pavarësisht sajesave, trillimeve, veprimeve të ulëta dhe orkestrimeve të neveritshme që bëjnë rivalët tonë politik!
Gjithë jetën i kam shërbyer Junikut dhe qytetarëve junikas!
Jam krenar dhe do jem krenar gjithmonë me Junikun dhe junikasit tonë!
Jemi bashkë 🤝
Bashkë do të fitojmë 🤝
Sinqerisht,
I juaji perjetësisht!
AgronKuçiJunik