Reagojnë “Plisat” pas gjendjes së FC Prishtinës

Tifogrupi i Prishtinës “Plisat” kanë reaguar pas gjendjes jo të mirë të klubit nga kryeqyteti.

FC Prishtina asesi nuk po arrin të tregojë rezultate pozitive këtë sezon, edhe pse ajo ka ndërruar trajnerin e saj, ajo prap po vazhdon serinë e humbjeve, dhe kjo nuk ju ka pëlqyer aspak “Plisave”.

FC Prishtina këtë sezon nga 4 ndeshje ka grumbulluar vetë katër pikë, me një fitore, një barazim dhe dy humbje dhe renditet e njëmbëdhjeta në tabelë, vetë KF Dukagjini është prapa saj.

Dhe kjo ka bërë që plisat të mobilizohen ndaj kësaj gjendje. “Kundër gjendjes në klubin tonë KF PRISHTINA!

I gjithë kryeqyteti, të gjithë adhuruesit e klubit po flasin vetëm për një gjë… Cka po ndodhë me klubin Prishtina?! DUHET TË REAGOJMË.

Kjo çfarë po shohim sot e 6 vite, nuk po i ngjanë Prishtinës. Duke mos mjaftuar kjo, sjelljet e kryesisë së klubit karshi kësaj situate janë për çdo kritikë. Duke e injoruar si problem, sikur Prishtina të ishte klub province, pa kurrfarë historie. Në vend se të marrin përgjegjësi ata merren me adhuruesit e tyre, duke ftuar policinë speciale në ndeshjen e fundit e cila është sjellur brutalisht ndaj adhuruesve të saj.

Prandaj të dielën, në ndeshje me Gjilanin ftojmë të gjithë adhuruesit e KF Prishtinës, ata që janë të shqetësuar me këtë gjendje aktuale të klubit tonë, të vijnë dhe nga tribunat gjatë ndeshjes të protestojmë kundër kryesisë së klubit tonë, për gjendjen në të cilën ndodhet klubi ynë.

Ky është reagimi i plotë “Plisave”:

loading…