Reagojnë “Legjendat” e Llapit: Nuk e rrahëm ne Bylbyl Sokolin

Pas lajmit tronditës rreth sulmit fizik ndaj trajnerit Bylbyl Sokoli, kanë reaguar tifo grupi i KF Llapit, “Legjendat”.

Ky është reagimi i plotë i “Legjendave”

Ne si Kryesi e Legjendave duke parë se në media po qarkullojnë lajme se Kryetrajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli pas ndeshjes është rrahur nga disa persona, e pamë të arsyeshme të reagojmë me bindje të plotë se këtë gjest kriminal nuk e ka bërë tifozeria Legjendat e asnjë nga anëtarët tanë.

Ata që po mundohen me përça klubin, LE TË LARGOHEN NGA KLUBI!!!

Shërim të shpejtë Prof, ne jemi krenar me ty dhe punën tënde!