Reagojnë futbollistët e Liverpoolit për Superligën: Nuk na pëlqen dhe nuk duam që të ndodhë

Zyrtarisht, të gjithë futbollistët e Liverpoolit janë kundër Superligës Evropiane.

Kapiteni i Redsave, Jordan Henderson, ka publikuar në llogarinë e tij ‘Twitter’ mesazhin e të gjithë shokëve të cilët s’duan që të luajnë në Superligën Evropiane, që edhe ashtu, është rrugës për t’u shpërbërë.

“Nuk na pëlqen dhe s’duam që të ndodhë. Ky është mendimi i të gjithëve”, shkroi ai në letrën që publikoi në “Twitter”.