Reagojnë futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas konfliktit mes forcave izraelite dhe palestineze

Disa prej futbollistëve të Kombëtares së Kosovës kanë reaguar pasi u përshkallëzua gjendja mes palestinezëve dhe Izraelit të hënën mbrëma.

Nëntë palestinezë u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite, të cilat u bënë si përgjigje ndaj raketave të grupeve palestineze mbi Izraelin.

Izraeli u përgjigj me sulme ajrore në territorin bregdetar palestinez, pasi grupet militante në Gaza kishin gjuajtur me raketa në drejtim të Izraelit.

Paraprakisht, një sulm i policisë izraelite në xhaminë al-Aqsa i lëndoi qindra palestinezë.

Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada, Valon Berisha e Besar Halimi janë disa prej futbollistëve që kanë reaguar në profilet e tyre në Instagram duke kërkuar liri për Palestinën.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm