Reagojnë edhe Ujkani, Vedat Muriqi dhe Aro Muric pas tërmetit në Shqipëri

Edhe tre futbollistë të tjerë të Kombëtares së Kosovës janë solidarizuar me të prekurit nga tërmetet që e goditën sot Shqipërinë, përmes fotografive të publikuara në llogaritë e tyre në rrjetin social Instagram.

13 persona kanë humbur jetën dhe rreth 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë.

Në mesin e personave të shumtë nga bota e sportit që kanë reaguar pas këtyre lajmeve janë edhe tre futbollistë të ekipit kombëtar të Kosovës, Arijanet Muriç, Idriz Voca, Vedat Muriqi dhe Samir Ujkani.

https://www.instagram.com/p/B5U-gAsB0Pw/