Reagojnë qyetetarët nga Presheva, “Reciprocitet po, po lena me marr frym pak”

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje, shkruan Ballkani.info

Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa “KS”, por vetëm atyre me “RKS”.

Automjeteve që nuk posedojnë targat “RKS”, do t’u vendosen targa të përkohshme.

Edhe qytetarëve nga Presheva, me banim të përhershëm në Kosovë, iu hiqen tabelat serbe, shkruan Ballkani.info

Njëri prej tyre lajmëron dhe kërkon nga qytetarët e Luginës, që të jenë të kujdesshëm, ndërsa nga qeveria kērkon të iu japë pak kohë.

“Reciprocitet po, po lena me marr frym pak, njoftim për Luginasit po të kallshin policët mos dilni pa tablla RKS” ka shkruar ai në Facebook.