Ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe uruguaiani, Luis Suarez kanë shkuar për vizitë në një spital të fëmijëve.
Përveç Messit dhe Suarezit, për vizitë ishin edhe dy futbolliste nga klubi i Barcelonës për gra.
Në videon e shpërndarë në Twitter nga faqja zyrtare e Barcelonës, shihet një djalosh duke qarë në momentin kur e sheh Lionel Messin.
Më pas Messi dhe Suarez nënshkruajnë emrat e tyre në top, dhe pastaj ia dhurojnë djaloshit, i cili vazhdonte të qante nga gëzimi.
When you meet your heroes ? pic.twitter.com/ASapviqyDL
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 4, 2019







