Në media, dje u raportua se portieri i Trepçës, Theo Fodjo Lali është duke e kryer edhe një punë tjetër.
Portieri kamerunas tashmë ka filluar edhe një punë të re – në ndërtimtari – pasi që të ardhurat e tij te klubi mitrovicas nuk mjaftojnë.
Fodjo Lali erdhi te Trepça, pasi përmes kësaj skuadre synonte kalimin në futbollin evropian, megjithatë kjo vështirë se do të ndodhë.
Pas këtij skandali, futbolldashësit në Kosovë, drejtuan akuza të rënda drejt ish-kampionit të Superligës, e në mesin e tyre kishte edhe futbollistë që kishin përjetuar ‘tmerrin’ aty.
Pas gjithë kësaj situate të krijuar, ka ardhur edhe reagimi i Trepçës përmes rrjetit social, Facebook.
Tutje, klubi nga Mitrovica ka përmendur edhe lojtarët tjerë të skuadrës së tyre që kanë mbajtur edhe një punë tjetër, krahas asaj të futbollistit.
Ky është reagimi i plotë:
“Shkrim tendencioz (“ZBULIM”) i Gazetes Olle ndaj KF “TREPÇA” Publikon duke u krenuar sikur ka bërë zbulim kolosal, për një portier i klubit tonë por se di pse nuk e ka publiku edhe për lojtarë të tjer, për të cilet i tregojmë ne pa hezitim.
Punon edhe Enis Zabërgja kapiten i ekipës kan “harruar” me e publiku punon edhe Din Voca, edhe Emin Baliqi ka punu ne arsim kur ka luajt në Trepçe dhe klubi ka shëndritë, kemi ende të tjer plot që punojnë.
Isuf Sejdiu trajner i junjorave punon në Ujsellës Enes Shosholli trajner i portjerave punun në Ujsjellës tash trajner në KFF MITROVICA
Kujtim Kutllovci ka punuar vozitës edhe ka luajt standard edhe Blerim Berisha.. Në vend që të meren dhe të publokjn shkrime se si të ndihmojn sportin këta mundohen me gjetë gjera për me kompromitu klubet që jabin gjithqka prej vetes. Një gazetar profesional nuk do ta bëntë një shkrim të tillë sepse nuk ka informata për portjerin dhe as për lojtaret e tjer, sepse informaten dhe lajmin e vertetë dhe detal e merë në burim dhe pastaj e publikon por jo me e dallu vetem një rast të vetëm për me u duk keq. Pse nuk shkruan se si po dalin lojtar nga KF TREPÇA dhe po lulëzojnënë klube tjera sepse këtë shkrim nuk mundemi me e vlëresu ndryshe përveq tendencioz”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/trepca1932/posts/997441460442891







