Reagimi i Rangers dhe mediave skoceze për shortin me Prishtinën

Prishtina duhet ta mposhtë klubin St Joseph’s nga Gjibraltari, për tu përballur pastaj me Rangers në raundin e parë eliminator të Ligës së Evropës.

Klubi gjigant skocez drejtohet nga legjenda e futbollit botëror, Steven Gerrard.

Klubi skocez ka reaguar për shortin në rrjetet sociale, me një foto të bukur për tifozët që do të udhëtojnë jashtë vendit.

Gjiganti skocez po ashtu ka shtuar që tifozët të mos bëjnë rezervime, pasi që duhet të kuptohet fituesi i ndeshjes Prishtina – St Joseph’s.

Në anën tjetër vëmendjen më të madhe Prishtinës ia ka dhënë ‘The Scottish Sun’, që ka folur për historinë dhe skuadrën aktuale të klubit më të madh në Kosovë.

Aty shkruhet për trajnerin Mirel Josa dhe mbrojtësin Armend Dallkun, si pikat kyçe në skuadër.