Barcelona dje arriti fitore ndaj Interit në San Siro me rezultat të ngushtë 1-2 dhe u kualifikua me vendin e parë në grupin F.

Të gjithë futbollistët e Barcës padyshim ishin të lumtur për kalimin tutje, përveç mesfushorit Frenkie de Jong.

Ky i fundit u zhgënjye shumë kur në tabelën e rezultateve pa që ish ekipi i tij Ajaxi është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Valencia mbrëmë.

Ai uli kokën e tij poshtë, duke shprehur haptazi dëshpërimin për kampionët e Holandës.

Mesfushori holandez u ble pikërisht nga Ajaxi në verë nga katalanasit, derisa paraprakisht shijuan një edicion magjepsës duke shkuar deri në gjysmëfinale të garës evropiane – aty ku u eliminuan nga Tottenhami.

https://twitter.com/brfootball/status/1204540060038782976