Leo Messi e mahniti sërish mbrëmë botën e futbollit.

Natyrisht, as për herë të parë dhe të fundit, sepse ylli argjentinas i Barcelonës nuk njeh limite.

Ashtu sikurse ndodh me verën, edhe numri 10 bëhet më i mirë me kalimin e viteve.

Një gjeni, jashtëtokësor, që mund të shënojë gola si ai i treti ndaj Liverpoolit. Adhuruesit e futbollit të bukur i përulen atij, ndoshta edhe rivalët, ndërsa kundërshtarët, sado të paktë të jenë në numër, janë strukur.

😂 Wonder if Liverpool fans will give Gary Lineker and Rio Ferdinand a warm welcome at Anfield next week?! #LFC #BARLIV #Messi pic.twitter.com/5gqZMNkxnJ

— Sport on Sporting Life (@SLSport_) May 1, 2019

Pa fjalë kanë mbetur edhe komentatorët sportivë televizivë, anembanë botës, me kryeveprat e Messit. Shikoni këtë video, ku Rio Ferdinand dhe Gary Lineker, dy ish futbollistë klasi, që kanë luajtur në nivelet më të larta edhe në Champions, mahniten dhe kalojnë në delir nga ajo që bën argjentinasi në fushën e blertë.

Më konkretisht, në mënyrë kaq të zjarrtë e përjetuan golin e tretë të kapitenit katalanas dy ish futbollistët e njohur.