RB Leipzig demolon Mainzin, Timo Werner mbylli ndeshjen me het-trik

Rasenball Sport Leipzig e ka demoluar Mainzin në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga duke e mposhtur 5-0 në udhëtim.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Timo Werner shënoi golin e parë për skuadrën e tij, me një asistim të Konrad Laimer.

Por, RB Leipzig vazhdoi me presion edhe më të lartë, e që arriti të dyfishonte rezultatin më anë të Yussuf Poulsen (23′), që u shërbye mjaftë mirë nga Marcel Sabtizer.

Ishte minuta e 36-të kur të dy lojtarët e golit të dytë ndryshuan rolet e tyre, për të shënuar edhe golin e tretë ndaj vendasve.

45 minutëshi i dytë ishte disi më i qetë, pasi RB Leipzig arriti të shënonte vetëm dy gola.

Por, sulmuesi gjerman nuk ndaloi me kaq dhe realizoi het-trik në minutën e 75-të, duke u asistuar nga Poulsen, e kështu morën një fitore bindëse.

Pas javës së 27-të RB Leipzigu gjendet në pozitën e tretë me 54 pikë, derisa Mainzi lufton për mbijetesë duke u renditur në vendin e 15-të me 27 sosh.

Në javën e 28-të, Leipzigu do të takohet me Hertha Berlinin, ndërsa Mainz i shkon Union Berlinit.