‘Rasti i Istogut’ – Supremja e ka të freskët vendimin kur i anuloi votat e ardhura jashtëligjshëm nga Mali i Zi DOKUMENT

Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017, të mbajtura në Istog, në balotazh, kandidati për kryetar komune i AAK-së, Gani Dreshaj kishte arritur ta mundte kundërkandidatin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugovën.

Por, disa vota të ardhura jashtëligjshëm me postë nga Mali i Zi, Austria e Sllovenia, u bënë shkas që Gjykata Supreme të konfirmonte vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se ato vota janë të jashtëligjshme dhe se vendi duhet të shkoi në rivotim për shkak të parregullsive.

Është thënë se të njëjtat vota i ishin pranuar ndër vite Haki Rugovës, por ato u bënë të papranueshme në vitin 2017, kur fitues doli Gani Dreshaj.

Situatë pak a shumë e ngjashme është paraqitur edhe në zgjedhjet e 6 tetorit, por tani votat nuk kanë ardhur nga Mali i Zi, por nga Serbia.

Në fillim të gjitha subjektet politike, me përjashtim të Listës Serbe, kanë kërkuar që ato vota të mos numërohen dhe janë totalisht të ardhura jashtëligjshëm në Kosovë, ndërsa tani disa nga kandidatët e VV-së për deputet, vetëm pse po rrezikohen të mbesin jashtë Kuvendit, po kërkojnë numërimin e atyre votave.

Ballkani.info e sjell të plotë vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2017, e cila konfirmonte vendimin e PZAP-së që votat e jashtëligjshme të mos llogariten në rezultatin përfundimtar:

loading…