Rasti “Brezovica”, zv.ministri i Drejtësisë e konfimron se janë përfshirë tre ish-zyrtarë MMPHI-së

Zëvëndësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu e ka konfirmuar se në rastin “Brezovica” janë arrestuar 7 persona, në mesin e tyre 3 ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Tutje ai ka thënë se gjatë ditës janë kryer edhe dhjetëra bastisje në disa qytete të vendit lidhur me rastin.

Postimi i tij i plotë:

Vazhdimi i hetimeve për aferën “Brezovica” ka çuar sot në arrestimin e edhe të 7 personave të tjerë, 3 nga të cilët ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe 4 pronarë të kompanive ndërtimore.
Ndërkohë, janë kryer po ashtu edhe dhjetëra bastisje në disa qytete të vendit tonë lidhur me rastin dhe provat për të dyshuarit.
Sot, si Qeveri me përkushtim maksimal për luftim të krimit dhe korrupsionit në çdo sferë, jemi të bindur se vendin tonë do ta kthejmë kah e mbara. Vetëm kështu garantohet shteti i së drejtës të cilin patjetër që do ta bëjmë.