Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto vendbanime, 690 pacientë fitojnë betejën ndaj COVID19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 690 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.561.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragash, Hani i Elezit, Kaçanik, Ranillug, Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!