Rast skandaloz në Suharekë – pronari e përzë nga puna, nuk i jap pagën dhe e rrah të miturin VIDEO

Deri para dy ditësh ky objekt që po ndërtohet në qendër të Suharekës ishte vend pune edhe për të riun F.V.

Por përveç që e përzunë nga puna, ky djalë po pretendon se pronarët nuk ia dhanë as paratë për dy ditët që punoi, e madje edhe e rrahën.

Kësisoj F.V nuk arriti ta kontrollojë mllefin dhe ua theu njërën nga makinat e punës.

Për të dy veprimet që morën kundër njëri-tjetrit, F.V dhe pronari i kompanisë iu drejtuan policisë.

https://www.youtube.com/watch?v=sZ9EPvuAwX0&feature=emb_title