Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicën ku një vajzë dyshohet se është dhunuar nga tre meshkuj të dyshuar.

Siç bën të ditur policia përmes raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Të njëjtit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është dhunuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Rasti është duke u hetuar.