Rasim Selmanaj, “Njeriu i Dekadave” VIDEO

Rasim Selmanaj edhe në këto zgjedhje garon për t’u rizgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

Selmanaj ka disa legjislatura që është pjesë e institucionit më të lartë vendit. Ish i burgosuri politik, ish kryetari i Deçanit në dy mandate, vazhdon të jetë aktiv edhe në këtë fushatë parazgjedhore.

Ai këto ditë po takon shumë qytetarëve nga të gjitha anët, veçanerisht ata të Rrafshit të Dukagjinit.

Po ashtu për Selmanaj është përgatitur edhe një dokumentar, ku së shpejti do të publikohet dhe i cili përmbledh punën e tij me dekada për atdheun. Dokumentari është titulluar “Njeriu i Dekadave”.

Selmanaj në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listën e AAK-së dhe puna e tij është vlerësuar duke u renditur i teti në listë. /Ballkani.info/