Rashkaj: I lumtur me rikthimin, por edhe më tepër me fitoren

Kosova ka shënuar fitore historike në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

“Dardanët” triumfuan si mysafir në stadiumin e Sofjes kundër kombëtares bullgare me rezultat 3-2.

Pas takimit ka folur Anel Rashkaj, i cili është rikthyer në përfaqësuese pas shumë viteve mungesë.

“Ishte një befasi e madhe të luaja, por ishte kënaqësi të rikthehem. Megjithatë edhe më e mirë është fitorja. Sidomos fitoja në minutën e fundit. çshtë vështirë të përshkruhet fitorja dhe fituam më meritë. do të ishte mëkat nëse do të fitonim. Jam i lumtur që fituam tri pikë. Problemi kryesor ishte Ivelin Popo, kapiteni bullgar, i cili krijoi hapësirë, por që arritën ta ndalim në pjesën e dytë “, ka pohuar mesfushori.

“Tash kemi ekip më të mirë se më parë. normal se kjo është meritë edhe e Albert Bunjakut. Kemi cilësi më të madhe se vite më parë pasi kemi Rashicën, Zenelin e Muriqin”.

Edhe pse kemi mungesa, do të rritet konkurrenca dhe kjo do të rrit edhe nivelin. Më mirë t’i kemi të gjithë lojtarët. Nëse duhet të rrisim nivelin, duhet ta kemi edhe bankën rezervë në nivelin e duhur”, tha më tutje prizrenasi.