Rashit Gashi që garon për Kuvend të Prishtinës: Si prind i një fëmije autik, do të punoj për kushte më të mira për ta

Kandidati për Kuvend Komunal në Komunën e Prishtinës nga Vetëvendosje, Rashit Gashi, ka thënë se do të angazhohet për një kategori të fëmijëve që kanë mbetur të anashkaluar nga të gjitha pushtetet.

Gashi, që është prind i një fëmije me autizëm, ka thënë se do të angazhohen që këta fëmijë të kenë përkujdesje institucionale.

Ky është shkrimi i plotë i Gashit në Facebook:

Fëmijët me zhvillim të vonshëm apo ata me çrregullime të spektrit autik, nuk kanë përkujdesjen e nevojshme institucionale. Derisa çdo ditë, shtohet numri i tyre, në Prishtinë ka pak qendra përkujdesje për këtë kategori, e shpenzimet janë të papërballueshme për prindërit e tyre.

Meqenëse jam vetë prind dhe përballem çdo ditë me këtë sfidë, Anuari është motivi im shtesë që më obligon të përkujdesem për kategori, që të kenë vëmendjen e duhur institucionale:

🌻Të marrin shërbime profesionale e pa pagesë, me terapist, psikolog e logoped,

🌻Të sigurohet asistenca e tyre në Çerdhe e Shkolla,

🌻Barna e Transport falas, etj.

Prandaj, unë kam arsye të fortë e do të përkujdesem personalisht që të krijojmë kushte më të mira për këta fëmijë. Ju falënderoj shumë nëse më mbështetni në këtë iniciativë.