Rashiq: Pa përfshirjen e të gjitha komuniteteve në vendimmarrje dhe institucione nuk mund të ketë demokraci të thellë

Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Kosovës, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, thotë se serbët duhet të përfshihen në vendimmarrje.

Rashiq ndër të tjera në këtë emisionin presing ne T7 ka folur edhe për përfshirjen e serbëve në vendimmarrje të institucioneve në Republikën e Kosovës.

“Konceptin për përfshirjen e serbëve lokalë në shoqëri dhe vendimmarrje së pari e ka thënë Albin Kurti”, ka thënë Rashiq.

“Kosova pasurinë më të madhe e ka diversitetin kulturor, dhe mendoj se pa përfshirjen e të gjitha komuniteteve në vendimmarrje dhe institucione nuk mund të ketë demokraci të thellë”

Ndërsa sa i përket takimit me deputetin e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, Rashiq thotë kështu: “Me Sveçlën vetëm pimë një kafe të mëngjesit nuk patëm ndonjë bisedim më të thellë”.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.