Nenad Rashiq

Rashiq: Dikush tentoi prishjen e ceremonisë së inaugurimit të 34 banesave në Graçanicë, serbët e Kosovës u kërcënuan

Gjatë ditës së djeshme është bërë përurimi i 34 banesave të reja në Graçanicë, në kuadër të projektit të qeverisë për strehim të familjeve nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Pjesëmarrës ishte edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Ai tha se është tentuar që kjo ceremoni të prishej.

Sipas ministrit Rashiq, atje madje u ndal edhe energjia elektrike.

“Kemi pas një kërcënim të hapur. Kush është ai që së pari e ka ndalë rrymën? Por shihet në fund se kush fitoi”

@ballkani.info

Kryeministri Kurti në Graçanicë, ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve #albinkurti #kosovo #gracanica #prishtina #viral

♬ original sound – Ballkani.info

Ai madje deklaroi se dikush provoi edhe t’i kërcënojë serbët që u thirrën për ceremoninë e inaugurimit të banesave.

“Kush janë ata që i kanë thirr të gjithë banorët aty duke iu thënë se do ta humbin asistencën sociale nëse dalin në këtë ceremoni”, ka thënë Rashiq, sipas të cilit ai që e bën këtë veprim është anti-serb, pasi çdo hap i tillë i ndërmarrë nga këta persona është kundër interesave të serbëve.