Rashica tregon pse zgjodhi numrin 7 te Werder Bremen

Milot Rashica është rikthyer në stërvitje te skuadra e Werder Bremen.

Pas disa javëve pushim në Kosovë, ku së bashku me Granit Xhakën organizuan edhe një ndeshje humanitare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Milot Rashica i është bashkuar skuadrës së Werder Bremen, në përgatitjet për sezonin e ri.

Rashica në sezonin e ri, pritet të jetë sërish lojtari më vendimtar te Werder Bremen, të cilët edhe ia kanë besuar lojtarit fanellën me numrin 7.

Në një përgjigje për faqen zyrtare të klubit në Instagram, 23 vjeçari nga Vushtrria ka treguar edhe arsyet pse ka zgjedhur këtë numër.

“Këtë numër e kam mbajtur edhe në Holandë si dhe e kam te Përfaqësuesja”, tha shkurtimisht ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses.

Rashica do të mbetet edhe këtë edicion te Bremen, pavarësisht një oferte zyrtare nga Benfica e Portugalisë.

loading…